E Shtunë, 31 Tetor 2026

Solli detergjente kontrabandë nga Maqedonia, arrestohet

Arrestimi i tij u krye pasi në vendin e quajtur ish-Pularia e Vjetër gjatë kontrollit iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale sasi të konsiderueshme detergjentesh, të cilat janë sjellë kontrabandë nga Maqedonia në drejtim të Shqipërisë.

Policia sekuestroi 25 mijë copë sapunë, 30 litra me yndyrë për prodhimin e sapunit, 1700  kg sodë kaustike, e futur kontrabandë, 700 kg kripë deti, 140 kg dyllë sapuni si dhe 7 kazanë të mbushur me sapun gjysmë të gatshëm. Nga hetimet e kryera deri më tani, ka rezultuar se ky shtetas i kishte futur kontrabandë këto mallra nga Maqedonia dhe kishte si qëllim tregun e Elbasanit dhe me gjerë. /Start/
 

                                                                                             2011-10-18 14:20
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›