Sequi per votat Procesi te jete i drejte dhe i pavarur

Bashkimi Europian do të bëjë vlerësimin e pjekurisë së klasës politike para gjatë dhe pas zgjedhjeve të 8 majit. Ambasadori i Bashkimit Europian, Ettore Sequi bëri me dije se rezultati për kryetarin e Bashkisë së Tiranës është ende në proces dhe kërkon nga institucionet që përfundimi të dal në mënyrë të pavarur në respekt të ligjit dhe kodit elektoral.
“Procesi nuk është mbyllur ende. Ne presim të përmbyllet në mënyrë të drejtë, të pavarur dhe transparente dhe në përputhje të plotë me ligjin. Unë duhet të ritheksoj se procesi është shumë i rëndësishëm sepse BE do të bëjë vlerësimin e tij për pjekurinë politike dhe demokratike të vendit” tha Sequi.
Lidhur me thirrjet e politikës shqiptare për ndihmë nga komisioni i Venecias, ambasadori Sequi u tregua i kujdesshëm në deklaratën e tij duke i kërkuar institucioneve shqiptare të mbyllin në mënyrë të drejtë dhe të pavarur procesin paszgjedhor.
Erjon Ajazi