1 Qershori presidenti me femijet e fshatit SOS

20 fëmijë të fshatit SOS kanë festuar 1 Qershorin në zyrën presidenciale. Kreu i shtetit ka shfrytëzuar praninë e tyre për të lëshuar te instituionet apelin për më tepër vemendje dhe politika sociale.
“Është një nga ato ditë kur fëmijët vërtet gëzojnë, por kur të mëdhenjtë duhet të mendojnë! Jeta e fëmijëve duhet të shoqërohet patjetër me programe të posaçme! Të mos kujtohemi vetëm në ditën e 1 Qershorit për të folur nga mëngjesi deri në mbrëmje për fëmijët, por duhet të kujtohemi çdo ditë të vitit! Besoj që ky është një apel që nuk ju drejtohet juve, të dashur fëmijë, por u drejtohet institucioneve, u drejtohet të rriturve që të mendojnë çdo ditë të vitit për ju, sepse ju do të jeni e ardhmja e këtij vendi”- u shpreh presideti Topi.
Fëmijët kishin përgatitur një shfaqje të shkurtër artistike për presidentin, i cili në mënyrë simbolike u dhuroi libra me rastin e Festës së 1 Qershorit.
Elona Gjylmi