Sequi takon Topin: S' janë plotësuar 12 prioritetet, rrezikohet integrimi
TIRANE- “Shqipëri nuk i ka plotësuar 12 përparësitë e kërkuara nga Evropa e Bashkuar, prandaj është shumë e rëndësishme që si mazhoranca ashtu edhe opozita të bashkëpunojnë në mënyrë konstruktive në këtë drejtim, përndryshe perspektiva evropiane e vendit tonë rrezikon të mbetet ende larg aspiratave dhe interesave madhore të popullit shqiptar.”- Kjo është deklarata që ambasadori i Bashkimit Europian, Etore Sequi i ka përcjellë sot qartësisht zyrtarit më të lartë të shtetit shqiptar, presidentit të Republikës Bamir Topi.
Takimi mes presidentit Topi dhe përfaqësuesit më të lartë të Bashkimit Europian në Tiranë, i emërtuar nga presidenca si "takim pune" u zhvillua sot paradite në Presidencë.
Në të njëjtën linjë me qëndrimin e mbajtur nga Brukseli në takimin e zhvilluar më 19 korrik, por dhe të ambasadorëve të akredituar në Shqipëri, Sequi ka theksuar se “Bashkimi Evropian dhe institucionet e saj mbeten të gatshme jo vetëm të japin ndihmesën dhe përkrahjen e tyre në drejtim të kryerjes së reformave të nevojshme dhe gjetjes së vullnetit të munguar, por edhe t’i ripërsërisin me forcë kritikat dhe vërejtjet e tyre, me synim që klasa politike shqiptare t’i rikthehet përparësisë së axhendës integruese evropiane.”- thuhet në njoftimin për shtyp të shpërndarë nga zyra e shtypit e presidentit Topi.
Nga ana e tij kreu i shtetit ka mbështetur shqetësimin e ambasadorit të BE-së duke nënvizuar se “në këtë situatë të stërzgjatur ngërçi politik, është e domosdoshme ulja e tensionit politik dhe nisja e menjëhershme e dialogut politik institucional mes palëve dhe gjetja e vullnetit të sinqertë për kryerjen e reformave shumë të rëndësishme si ajo zgjedhore, në sistemin e drejtësisë, etj, që do të mundësonin vazhdimin e rrugëtimit integrues evropian të vendit dhe do të shërbenin si provë pjekurie e klasës politike shqiptare para bashkësisë ndërkombëtare.”
(s.g/balkanWeb)