E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, shpërthen banesa, plagoset 50 vjecari

VLORE- Një banesë shpërtheu sot paradite në katin e 9-të të një pallati, në lagjen “Pavarësia” të Vlorës. Shpërthimi ka shkaktuar plagosjen e një 50 vjecari, i cili jetonte me qera në atë apartament.

Fillimisht u dyshua se mund të kishet shpërthyer një bombol gazi, por nga verifikimi i dëmeve të shkaktuara në apartament dyshohet se mund të ketë shpërthyer një sasi eksplozivi.

I plagosuri është dërguar në spitalin e Vlorës për të marrë mjekimin e duhur ndërkohë që policia ka nisur punën për identifikimin e tij si dhe zbardhjen e ngjarjes.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›