Serbia e meritoi, Shqipëria u bllokua nga Rama
KORÇE- Kryeministri Sali Berisha, nga Korça ku po zhvillon takime me rastin e Ditës së Mësuesit, ka akuzuar sërish kreun e Partisë Socialiste, Edi Rama për bllokim të statusit të vendit kandidat për në Bashkimin Evropian.
Nga ky tempull unë dua ti shtorj një pyetje zotit Edi Rama, Dje u zotove se do votojmë, dhe më erdhi mire, dhe se kemi votuar gjithçka që kërkohet në procesin e statusit. Por 10 ditë më parë, kur urdhërove Grupin Parlamentar, Kodin Penal, kur deklarove të bllokuara reformat, i bërë për të ndihmuar Shqipërinë apo Serbinë. Serbia e meritoi, sepse Serbia nuk ka një forcë politike që bllokon- tha Berisha.
Nëse mendohet se, vazhdoi më tej Berisha, një jave para bllokohen dhe një javë më vonë u thuhet se po kontribuojmë duke u zhbllokuar, kjo është një melodi e trishtuar, që shqiptarët e kanë dëgjuar për 43 vjet me rradhë nga etërit e tyre, dhe nuk e besojnë më.
Berisha gjendet ne Korçe ku po zhvillon disa takime ne kuader te festimev te 7 marsit, Dites se Mesuesit.