E Diel, 1 Nëntor 2026

Ser Bobi Robson: Lojtar i zoti, trajner i madh...por mbi te gjitha gjeni i vertete

Nje fjale e pershkruan karakterin e Sir Bobby Robsonit. Ai ishte i thjeshte dhe i njohur boterisht si nje njeri i sjellshem. Ka pasur dy figura te medha Anglia, me te njejtin emer. Bobi Carlton ne fushe si futbollist ishte nje figure e madhe e futbollit boteror dhe Bobi Robson, nje ambasador per menyren se si drejtonte me pasion te madh ekipin dhe shquhej per dashurine e tij te madhe karshi lojtareve. Per te pershkruar figuren e madhe te Bobsonit, per entuziazmin dhe dashurine qe pati per futbollin, nuk ka qene aq e lehte per analistet. Ne Angli ai mbeti gjate gjithe jetes nje njeri i respektuar nga te gjithe. Robson si trajneri drejtoi shume ekipi, mes te cilave dhe Barcelonen dhe ne fund Njukasellin. Ai drejtoi Angline ne boterorin e Meksikes, ku Argjentia e Maradones e eliminoi me nje gol qe u shenua me dore. Njeriu i madh e humbi dy dite me pare betejen me kancerin por do te mbetet pergjithmone i paharrueshem per boten e futbollit. Pervec te tjerave dhe me nje sens komik dhe me nje pamje prej aktori, Robsoni ishte i njohur gjeresisht pertej botes se futbollit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›