E Shtunë, 31 Tetor 2026

Iran protestuesit sulmojne ambasaden e Mbreterise se Bashkuar

Protestuesit në kryeqytetin iranian, Teheran, janë futur në kompleksin e ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar gjatë një demonstrate anti-britanike.

Mediat ndërkombëtare kanë bërë të ditur se protestuesit kanë hequr flamurin britanik, e kanë djegur dhe e kanë zëvendësuar atë me flamurin iranian.

Ky veprim vjen pasi Irani vendosi të reduktojë marrëdhëniet me Britaninë e Madhe pasi kjo e fundit vendosi të aplikojë sanksione mbi të.

Protestuesit, kryesisht studentë, janë përleshur me forcat policore pranë ambasadës britanike , ndërkohë që brohorisnin “Vdekje në Angli“.

Të dielën, Parlamenti i Iranit votoi me shumicë për reduktimin e marrëdhënieve diplomatike me Britaninë e Madhe.

Ky veprim vjen pas vendimit të Londrës për të ngrirë transaksionet ekonomike me vendin arab.

Në mënyrë që dekreti të hyjë në fuqi, nevojitet edhe miratimi nga Këshilli i Lartë Iranian, por diçka e tillë pritet të jetë vetëm një formalitet. Marrëdhëniet midis dy shteteve kanë ardhur në tensionim të vazhdueshëm, për shkak të ambicieve bërthamore të vendit arab.

Javën e shkuar, Ministri Britanik i Financave, George Osborne, deklaroi ngrirjen e të gjitha aseteve iraniane në vend dhe nxori një urdhër që i pengon bankave të kryejnë transaksione ekonomike me Teheranin, bazuar mbi dyshimin që bankat iraniane sponsorizonin programin bërthamor.

Teherani e pranon ekzistencën e reaktorëve, por gjithmonë ka këmbëngulur se ato kanë vetëm qëllime përdorimi civil.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›