Serbët bllokojnë EULEX-in, KFOR-i rrugët

KFOR / Foto arkiv
Serbët lokalë kanë bllokuar tri makina të EULEX-it, të cilat ishin nisur në drejtim të Bërnjakut.
Si kundërpërgjigje, KFOR-i thuhet të ketë marrë një operacion dhe ti ketë bllokuar të gjitha rrugët që çojnë dhe dalin nga Zubin Potoku për në qytete të tjetra të veriut të Kosovës.
Siç raportojnë mediat serbe, përfaqësuesit serbë kanë thënë se misioni evropian nuk po respekton marrëveshjen për kalimin e vetëm tre makinave të EULEX-it në baza ditore, në drejtim të Jarinjes dhe Bërnjakut.
EULEX-i mohon të ekzistojë një marrëveshje e tillë dhe thotë se liria e lëvizjes nuk mund të kushtëzohet. / Kosovapress