E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përgatitet mburoja anti-asteroide

Shkencëtarët kanë përpiluar një teknologji për ndryshimin e trajektores së asteroideve, e cila mund ta mbrojë Tokën nga goditja e trupave qiellor.

Hulumtuesit planifikojnë që të ndikojnë në lëvizjen e asteroideve nëpërmjet ndryshimit të aftësisë së tyre për reflektimin e rrezeve të diellit.

Një aparat kozmik pa pilot mbi sipërfaqen e asteroidit do të lironte ngjyrë të çelur dhe të mbyllur elektrostatike. Në këtë mënyrë, njëra anë e asteroidit do të nxehej më tepër se tjetra. Gjatë ftohjes së anës më të nxehtë një impuls i dobët reaktiv do të mundësonte ndryshimin e trajektores së trupit kozmik.

Ky impuls është tejet i dobët, dhe do të duhej të kalonin një milion vjet për një ndryshim të vogël të orbitës së asteroidit, por nëse mbi të vendosen ngjyra me kontraste të larta, ky reaksion mund të përshpejtohet ndjeshëm.

Shkencëtarët dëshirojnë që ta provojnë këtë metodë në asteroidin Apophis, i cili do t’i afrohet Tokës diku mes viteve 2029 dhe 2036.

Pritet që deri në vitin 2036 ky eksperiment të ndryshojë trajektoren e asteroidit për tri shkallë, në raport me Tokën.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›