E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbët dhunojnë shqiptarin që përplasi me makinë shtetasin serb

Një shqiptar nga Mitrovica ka shtypur me makinën e tij një serb, i cili sëbashku me të tjerë po bllokonte rrugën e kalimit në barrikadën e vendosur në fshatin Zupc.
 

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Mitrovcië, Besim Hoti ka konfirmuar për mediat serbe se më pas serbët e kanë dhunuar shqiptarin dhe i kanë dëmtuar edhe makinën. Serbi i lënduar D.R, 25 vjec pas trajtimit mjekësor është lëshuar në shtëpi.
 

Shqiptari i përfshirë në incident është dërguar për trajtim mjekësor në ambulancën në Zubin Potok dhe pastaj është shoqëruar për në stacionin policor, atje.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›