E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serbia shprehet kunder propozimit "Ban Ki Moon"

Beogradi zyrtar nuk e ka pritur mire propozimin e Sekretarit te Pergjithshem te Kombeve te Bashkuara. Nje pjese e Qeverise serbe ka paralajmeruar si kunderpergjigje, krijimin e kuvendit te serbeve ne Kosove. Serbia nuk do t'i pranoje propozimet e Sekretarit te Pergjithshem, Ban Ki Moon, pasi qe, sipas zyrtareve serbe, legalizimi i EULEX-it ka per qellim pavaresine e Kosoves. Ministri per Kosoven ne Qeverine e Serbise, Sllobodan Samarxhic, ka reaguar ne nje konference per media, duke thene se presidenti i vendit, Boris Tadic, nuk mund te beje politiken e shtetit pa u konsultuar me qeverine. Ai ka theksuar se legalizimi i EULEX-it nuk mund te behet, pasi qe ky mision e ka te caktuar si qellim te vetem implementimin e pavaresise se Kosoves. Por, ai ka thene se Serbia do t'i pergjigjet tere kesaj ne nje menyre tjeter. "Kushtetuta eshte e papranueshme per serbet dhe nacionalitetet e tjera ne Kosove. Por, ne kemi rene dakord qe si pergjigje ne kete, te organizohet kuvendi ne Kosove, qe do te kishte para se gjithash nje karakter perfaqesues politik". "Pra, ky kuvend do te perbehej nga delegatet e te gjitha komunave, por nuk do te kishte karakter ligjvenes", ka thene ministri Samarxhic.

Kryeministri Vojisllav Koshtunica e ka quajtur kete gje te papranueshme, duke theksuar se Kuvendi i Serbise ka miratuar nje rezolute per Kosoven dhe kunder misionit te Bashkimit Evropian ne Kosove. "Ky projekt ka per qellim pavaresine e Kosoves", ka thene Koshtunica.

Analistet nderkohe, mendojne se Sekretari Gjeneral, Ban Ki Moon, ka pasur presione dhe eshte nje tentim per te ndryshuar dicka dhe per te zyrtarizuar punen e EULEX-it ne Kosove. Dushan Llazic, ekspert i marredhenieve nderkombetare, thote se ky propozim eshte inspiruar nga ideja per nje zgjidhje, qe do t'u pershtatej atyre qe jane per zgjidhjen e ketij problemi. "Kjo leter mund te shihet edhe si nje presion ndaj Sekretarit te Pergjithshem, qe Kombet e Bashkuara te marrin disa hapa per te gjetur kete zgjidhje. Keshilli i Sigurimit nuk ka dale me ndonje qendrim dhe normalisht dilemat vazhdojne". "Mendoj se duhet lexuar kujdesshem te gjitha propozimet dhe duhet te shihet cfare do te thote praktikisht kjo. Eshte normale te pritet qe nje pjese te mos jete e kenaqur, e edhe reagimet e Serbise jane ne linjen e qendrimeve te vazhdueshme", mendon Llazic.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›