E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA Numri i aplikimeve per asistence papunesie vazhdon te bjere

Numri i aplikimeve per asistence per papunesine vazhdon te bjere ne Shtetet e Bashkuara. Ky eshte nje sinjal tjeter se tregu i punes po permiresohet ne ekonomine me te madhe te botes.

Qeveria tha sot se 351 mije vete bene kerkese per here te pare per asistence papunesie. Kjo shifer perfaqeson nje renie prej 2 mije kerkesash krahasuar me nje jave me pare. Niveli aktual eshte i krahasueshem tani me nivelin e kerkesave te 4 vjeteve me pare pak para fillimit te krizes me te rende ekonomike qe nga Depresioni i Madh i viteve 1930.

Megjithe keto permiresime rreth 13 milione amerikane mbeten pa pune shume prej te cileve kane qene pa pune per nje periudhe te gjate. Nderkohe qe ritmet e papunesise ne vend rane ne 8.3 per qind ne janar kjo shifer vazhdon te jete mjaft e larte per standardet amerikane.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›