Durres Dule i dehur qelloi me arme zjarri ne publik

Një person me precedent penal është ndaluar nga policia e Durrësit për prishje të rendit dhe qetësisë publike. Indrit Dule, 37 vjeç, një person i përfolur për përfshirje në vepra penale ka qëlluar në ajër me pistoletë në gjëndje të dehur, duke përhapur panik tek kalimtarët. Ngjarja ka ndodhur në zonën e plazhit, në afërsi të vendit të njohur si Rrota e Kuqe. Menjëherë pas marrjes së informacionit në vendin e ngjarjes kanë mbërritur efektiva të policsë të cilët kanë mundur të netraulizojnë 37 vjeçarin, duke e shoqëruar për në komisariat. Policia sqaron se si pasojë e qellimit me armë zjarri nuk ka pasur të lënduar në njerëz. Dule, njihet si person me precedentë penalw, pasi më parë ai është dënuar për armëmbajtje pa leje, heqje të paligjshme të lirisë si dhe plagosjen e një efektivi të policisë. Ndërsa një vit më parë ai ra pre e një atentati nga persona ende të paidentifikuar duke mbetur i plagosur.