Berisha pret Guvernatorin grek: Thellojmë bashkëpunimin
TIRANË- Kryeministri Berisha priti sot në një takim Guvernatorin në detyrë të Rajonit të Maqedonisë Qendrore të Greqisë, zotin Dionis Psomiadhis.
Pasi i uroi përzemërsisht mirëseardhjen, Kryeministri Berisha shfrytëzoi rastin për të shprehur falënderimet dhe mirënjohjen e tij dhe te qeverisë shqiptare për mbështetjen e vazhdueshme që Greqia i ka dhënë Shqipërisë gjatë gjithë kësaj periudhe, në veçanti, për sa i përket projektit madhor të integrimit euroatlantik.
Zoti Psomiadhis i shprehu mirënjohjen më të thellë për kontributin e jashtëzakonshëm dhe te vazhdueshëm të kryeministrit Berisha për forcimin e miqësisë dhe bashkëpunimit në rajon. “Për ne në Greqi, ju jeni simbol i mbështetjes për bashkëpunim dhe miqësi midis popujve të rajonit” theksoi zoti Psomiadhis.
Me tej, në takim u vlerësuan arritjen e rëndësishme të bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën e shkëmbimeve ekonomike dhe tregtare, ndërtimin e infrastrukturave të rëndësishme, turizmit, etj. Në veçanti u vlerësua bashkëpunimi i suksesshëm në fushën e arsimit, me këtë rajon, i cili ka bërë të mundur që një numër i madh studentësh shqiptarë të përfundojnë studimet e thelluara dhe më të larta në qytetin e Selanikut.
(ma.ar/BalkanWeb)