E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serbët e veriut pro statusit special në Kosovën e pavarur

Serbët e veriut janë për një status special që do të ketë një autonomi të gjerë përbrenda territorit të Kosovës. I ashtuquajturi kryetar i komunës në veri të Mitrovicës, Kërstimir Pantiq, është shprehur pro statusit special për veriun në kuadër të Republikës së Kosovës, njofton korrespondenti i Kohës Ditore.

“Meqë shpesh herë po përmendet statusi special dhe se ndarja e Kosovës është e pamundur, ne kemi ardhur në përfundim se një gjë e tillë mund të jetë e pranueshme në kuadër të Kosovës së pavarur”, ka thënë Pantiq duke iu adresuar medieve serbe në veri të Kosovës.

Sipas tij, rreth çështjes së statusit special ishte dashur të japë më shumë hollësi sekretari në të ashtuquajturën Ministri për Kosovën, Oliver Ivanoviq, i cili siç tha ai, ka tentuar t’i bindë serbët që ta shtyjnë referendumin për në vjeshtë. Referendumi do të mbahet sipas planit të paraparë, duke mohuar kështu disa thënie se serbët e veriut kanë hequr dorë nga mbajtja e këtij referendumi.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›