E Shtunë, 31 Tetor 2026

Clinton: “Duhet të bëjmë më shumë kundër tiranëve”

Sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton, gjatë fjalimit të saj në Konferencën e Sigurisë, e cila po zhvillohet në Munih, theksoi se SHBA-ja dhe Evropa duhet të forcojnë bashkëpunimin, për të izoluar tiranitë, siç është regjimi i Bashar Al Assadit në Siri dhe për të promovuar demokracinë në botën arabe.

“Përderisa një tiran në Damask po brutalizon popullin e tij, SHBA-ja dhe Evropa qëndrojnë të bashkuara. Ne jemi të bashkuar përkrah Ligës Arabe, në kërkesën për t’i dhënë fund gjakderdhjes në Siri. Kudo që tiranët mohojnë kërkesat legjitime të popujve të tyre, ne duhet të bashkëpunojmë për të dërguar porosinë e qartë: nuk mund të ndalni ardhmërinë me tytat e pushkëve”, tha Clinton.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›