Pranga anëtarit të “Hakmarrjes”, ishte në shoqërinë e një polici
TIRANE - Dritan Hate, një prej anëtarëve të bandës së njohur si “Hakmarrja për Drejtësi” si dhe shok i Emiljano Shullazit, i dënuar me 23 vite burg në mungesë, është arrestuar në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në afërsi të zonës së Medresesë, në shoqërinë e dy personave të tjerë.
Policia e Shtetit bëri të ditur se gjatë arrestimit të kryer nga forcat RENEA, Hates dhe dy miqve të tij, Gentjan Kaci dhe Ermal Mustafaraj, u është gjetur edhe një pistoletë pa leje. Edhe dy miqtë e tij Hates shoqëruar në komisariat, ndërsa mësohet se shtetasi Ermal Mustafaraj është një efektiv policie.
Blutë e kryeqytetit bëjnë të ditur së në momentin e arrestimit, tre personat kanë qenë në një lokal të zonës dhe se nuk kanë bërë rezistencë.
Dritan Hate, është njohur që në fillim të viteve 1990 si një prej anëtarëve të bandës “Hakmarrja për Drejtësi”. Në ngarkim të tij, gjykatat shqiptare kanë lëshuar një vendim, ku e dënojnë atë me 23 vite burg për grabitjen e të firmës “Gjallica” filiali Vlorë, në shumën 2.4 milion lekë, me pasojë vdekjen e P.Prendit. Gjithashtu Dritan Hate është arrestuar dhe në vitin 2006 së bashku me Emiljano Shullazin dhe Gilando Danin. Në atë kohë, Hate u dënua me 8 muaj burg për “moskallëzim krimi”.
(er.nu/BalkanWeb)