E Diel, 1 Nëntor 2026

Kurti: Më 14 janar policët më tërhoqën zvarrë

PRISHTINË- Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka rrëfyer  për mediat kosovare detaje të aksionit të lëvizjes së tij, që u mbajt më 14 janar. Kurti ka denoncuar policinë e Kosvës, që sipas tij e ka përdorur dhunë duke e tërhequr zvarrë nga gjymtyrët.

Në një intervistë për mediat kosovare, Kurti thekson se policia me veprimet e saj nuk synonte vetëm arrestimin e tij, por edhe demostrimin e orcës fizike.
“E di që së paku dy prej policëve më kanë kapur për gjymtyrë dhe kanë filluar të më tërheqin zvarrë prapa kordonit të policisë, mirëpo në ato momente, mbase fare pak sekonda mbi trupin tim janë vendosur shumë duar të protestuesve, të cilët janë munduar të më tërheqin në anën e kundërt”,- deklaroi Kurti.

Lideri i Vetëvendosja u shpreh se numri i protestuesve do të ishte më i madh, nesë qytetarët nuk do i dëgjonin deklaratata e qytetetarëve për përdorim dhune.

“Mos harroni se kjo nuk ka qenë protestë në një qytet, kur njerëzit shumë më lehtë vijnë, por ka qenë një protestë ku ka shumë më pak banorë, dhe rrjedhimisht nuk mund të pritet të ketë numër sikur në protestat në zonat urbane... Numri i protestuesve në të dy pikat, atë të Dheu i Bardhë dhe në Merdar, ka qenë rreth 2 mijë, sepse ka pasur shumë tendenca për ta zbritur numrin. Janë përmendur shifra të pavërteta, por rreth 2 mijë kanë qenë në Merdar dhe 2 mijë në Dheun e Bardhë”, - sqaroi Kurti.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›