Serbët e veriut vazhdojnë ‘lojën’ me KFOR-in e EULEX-in

Sipas burimeve të njëjta, përfaqësuesit serbë nuk heqin dorë nga qëndrimi i tyre se “EULEX-i nuk mund të ketë liri të pakushtëzuar të lëvizjes derisa ky mision dhe KFOR-i nuk kthehen në kornizat e mandatit të tyre”.
Në ditët e fundit, serbët kanë bllokuar disa herë lëvizjen e EULEX-it në veri, duke kërkuar kalimin e vetëm tre automjeteve në ditë, me kushtin që ato të mos bartin doganierë kosovarë.
Përfaqësuesit e misionit paqeruajtës të NATO-s, KFOR, kanë ritheksuar edhe të mërkurën se është e domosdoshme që të gjithë qytetarët e Kosovës të kenë liri të plotë të lëvizjes.
Serbët e veriut shkaktojnë pengesa të vazhdueshme të lëvizjes në veri që nga 25 korriku, kur Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë aksionin për shtrirjen e kontrollit të saj edhe në këtë pjesë të vendit.