E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbët heqin një barrikadë në Jagnjicë

MITROVICE-Zhvillime pozitive nga veriu i Kosovës. Serbët kanë nisur të largojnë sot me buldozerë barrikadën në Jagnjenicë, në rrugën Zveçan- Zubin Potok. KFOR-i do të largojë po ashtu makinat e saj me të cilat bllokohej rruga që serbët të mos avanconin mmë tej me barrikdanë ndërsa aty do të instalohet një pikë e përbashkët kontrolli me policinë lokale të Kosovës.

Ky zhvillim ishte rezultati i marrëveshjes së arritur sot nga përfaqësuesit e KFOR-it dhe kryetarit paralel të Zubin Potokut, Slavisha Ristic, për ta bërë këtë rrugë të kalueshme për automjtetet.

Ristic, raporton Tanjug, ka thënë se barrikada e tretë e ngritur nga serbët në rrugët dytësore të Jagnjevicës do të qëndrojë dhe se serbët do të vijojnë të rrinë aty.

"Ramë dakord që KFOR-it të largohet nga rruga, që trafiku të funksionojë, e kur të lirohet rruga, ata do ta instalojnë një pikë kontrolli. Ky ishte kushti i tyre, ndërsa kushti jonë ishte që bashkë me ta kontrollin e trafikut ta kryej policia lokale nga stacioni i Zubin Potokut. Ata e kanë pranuar këtë variant, ndaj do të hiqen makinat që janë shkatërruar gjatë aksionit të KFOR-it të para një jave”, ka thënë Ristic, duke theksuar se lirimi i rrugës nuk do të thotë largim i qytetarëve nga barrikadat tjera.

"Njerëzit do të rrinë, sepse nuk mund të jenë të sigurt nëse EULEX-i dhe institucionet e Kosovës nuk do ta përdorin këtë rrugë dhe këtë udhëkryq për nevojat e tyre”.

(d.b/Telegrafi/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›