E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serbët kundër anëtarësimit në NATO

Mbi 60% e qytetarëve serbë e mbështesin integrimin e vendit të tyre në Bashkimin Europian, por hedhin poshtë anëtarësimin në NATO. Rezultati bëhet i ditur nga një anketë e zhvilluar së fundi në Serbi. 20% e të anketuarve janë pro anëtarësimit në NATO, ndërsa 61% e kundërshtojnë një mundësi të tillë. Ndërkaq, më herët, ambasadori i Rusisë në Beograd, Aleksandër Konuzin deklaroi se Serbia me anëtarësimin e saj në NATO do të pranonte në mënyrë indirekte, pavarësinë e Kosovës, pasi kjo organizatë është e pranishme përmes misionit të saj të KFOR-it në Kosovë.
Ndër të tjera, diplomati rus theksoi se Serbia duhet të vendosë vetë nëse do të bëhet anëtare e NATO-s, dhe në këtë mënyrë nuk janë të nevojshme ndërhyrjet nga jashtë. Sipas tij, Serbia duhet të organizojë një referendum për hyrjen në Aleancën Veriatlantike.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›