E Shtunë, 31 Tetor 2026

Studentët amerikanë protestojnë kundër masakrave në Gaza

Studentët e Universitetet të Kalifornisë, në një takim që zhvilluan me ambasadorin e Izraelit në Uashington, Mikael Oren, protestuan për vrasjet dhe terrorin e ushtruar nga ushtria izraelite kundër popullsisë palestineze.
Gjatë fjalimit në kampusin e Universitetit të Kalifornisë, ambasadorit izraelit i është ndërprerë disa herë fjala nga studentët që lëshuan akuza të ashpra ndaj vrasjes së popullsisë civile në Rripin e Gazës. Ambasadori Oren, gjatë kohës që flise për marrëdhëniet mes Izraelit dhe SHBA-së, e ka braktisur disa herë foltoren për shkak të reagimit të studentëve.

Protesta spontane e studentëve amerikanë mësohet se ka vazhduar edhe në ambientet e jashtme të universitetit. Në momentin kur ambasadori Oren u rikthye për herë të fundit në foltore për të vazhduar fjalimin, një pjesë e mirë e audiencës braktisën sallën.

Ata vazhduan të hidhnin slogane në ambientet e jashtme kundër politikës së izraelit dhe të dërguarit të tij në Uashington.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›