Serbët përzënë Shefin e Policisë së EULEX-it dhe komandantin e KFOR-it
Mitrovicë – Serbët nuk kanë lejuar që Shefi i Policisë së EULEX-it, Rainer Kun dhe komandanti i KFOR-it në veri, gjenerali francez Mishel Jakovlef të vizitojnë zjarrfikësit e plagosur në spitalin e Mitrovicës të kontrolluar nga ata. Mediat e Prishtinës bëjnë të ditur se zyrtarët e KFOR it dhe të EULEX it kanë mbetur të zhgënjyer nga kjo sjellje e drejtuesve serbë të spitalit, të cilët kanë thënë se nuk janë njoftuar me kohë për vizitën e zyrtarëve të lartë ndërkombëtarë. Jakovlef pas refuzimit nga ana e serbëve, u ka thënë gazetarëve se së bashku me komandantin e Policisë së EULEX, Rainer Kun, në spital kishte ardhur me qëllimin më të mirë për t'i vizituar të lënduarit, por që përgjegjësit e spitalit nuk i kanë pranuan në këtë institucion.