Kryeparlamentari Krasniqi vizitë 4-ditore në Turqi
PrishtinëKryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi, pritet të niset sot për një vizitë zyrtare në Republikën e Turqisë. Gjatë kësaj vizite e cila do të zgjasë nga data 5 deri në 9 janar, delegacioni parlamentar i Kosovës do të zhvillojë takime me udhëheqësit e institucioneve më të larta të shtetit turk, me kryetarin e parlamentit të Turqisë, Köksal Toptan, me presidentin Abdullah Gül dhe me kryeministrin Recep Tayyip Erdoðan. Delegacioni parlamentar i Kosovës do të realizojë edhe takime të tjera, si dhe do të vizitojë objekte dhe monumente të rëndësishme të civilizimeve në Azi të Vogël.