Gjendet i vdekur ish-ushtari i UÇK-së
PRISHTINE- Zyra për informim e Policisë së Kosovës në Prizren, ka njoftuar se në orët e para të së dielës, në Drenoc të Rahovecit është gjetur i vrarë Arsim Berisha 33-vjec.
Pranë trupit të të ndjerit është gjetur një armë automatike e tipit AK 47, ndërsa dyshohet se i ndjeri ka kryer vetëvrasje. Arsimi ka qenë pjesëtar i UÇK-së dhe sipas burimeve familjare, kohëve të fundit është përballur me probleme financiare, kurse që nga paslufta ka qenë i papunë.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet të sot në orën 16:00 në varrezat e fshatit Drenoc.
Organizata e veteranëve të UÇK-së në Rahovec ka paralajmëruar ceremoni të organizuar të varrimit të ish-pjesëtarit të UÇK-së Arsim Berisha.
(m.ar/tg/BalkanWeb)