Thaçi: Ka ardhur koha që çështja e veriut të zgjidhet
PRISHTINE – “Ka ardhur koha që problemi i veriut të zgjidhet. Por kjo zgjidhje në asnjë formë nuk do të negociohet me Serbinë, por me qytetarët e veriut, me lehtësim nga Washingtoni dhe Brukseli.” Kështu deklaroi kryeministri i kosovës Hashim Thaçi në një intervistë për mediat korovare.
Për zgjidhjen e këtij problemi, kryeministri kosovar thotë se është i domosdoshëm konsensusi i gjerë politik në vend, pasi sipas tij, këtë problem askush s’ka mundur e as nuk do të mund ta zgjidhë i vetëm.
“Problemi i veriut i trashëguar për trembëdhjetë vite, duhet të zgjidhet më në fund, por jo në negociata me Serbinë. Ky problem që nuk ka mundur të zgjidhet nga asnjë qeveri e kaluar, duhet të zgjidhet tani, por me një konsensus të gjerë politik, pozitë dhe opozitë”, deklaroi kryeministri Thaçi.
Shefi i qeverisë kosovare theksoi se do t’i përmbahet marrëveshjes që ka nënshkruar me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa dhe kryetarin e AKR-së, Behgjet Pacolli, për zgjedhjet presidenciale dhe ato parlamentare.
(er.nu/BalkanWeb)