Maradona debuton me humbje

Nga Express më 16 shtator 2011 në ora 17:30
Ndeshja e parë e legjendës argjentinase Diego Maradona në drejtim të skuadrës nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Al Wasl përfundoi në dëshpërim kur ata u mposhtën 4-3 nga kampioni aktual Al Jazira.
Al Wasl, që ishte mposhtur 4-0 nga Al Jazira në ditën kur u zyrtarizua emërimi i Maradonës në mes të muajit maj, u rikthye nga disavantazhi 3-1 në fund të pjesës së parë duke barazuar rezultatin.
Por, një gol me kokë në minutat shtesë nga Bare i mohoi Al Waslit barazimin në stadiumin Mohammed Bin Zayed.