E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spanja nuk lejon befasi, shkon në finale

Nga Express më 16 shtator 2011 në ora 18:23

Spanja mposhti Maqedoninë me rezultat 92:80 dhe siguroi kalimin në finale të EuroBasket 2011.

Kampioni aktual i botës përfundoi rrugëtimin e jashtëzakonshëm të Maqedonisë që tejkaloi të gjitha parashikimet e para fillimit të garës duke arritur deri në mesin e katër ekipeve më të mira dhe eliminuar favorit si nikoqiri Lituania, në çerekfinale.

Juan Carlos Navarro ishte realizatori më i mirë te Spanja me 35 pikë ndërsa kontribut të jashtëzakonshëm dha edhe qendra Pau Gasol me 22 pikë e 17 kërcime. Te Maqedonia, si zakonisht u dallua Bo McCalebb me 25 pikë.

Spanja në finale pret fituesin e duelit mes Serbisë dhe Francës që zhvillohet sonte, ndërsa humbësi do të takohet me Maqedoninë në ndeshjen e vlefshme për pozitën e tretë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›