ILDKP, nis hetimin për pasuritë e ministrit Pollo
Tiranë- Nis hetimi ndaj pasurisë së ministrit Genc Pollo procedura e cila do të kryhet nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive. Mesohet se ndaj Ministrit të Inovacionit, Teknologjisë së Komunikimit do ndërrmeret ky hetim në kuadër të dyshimeve dhe debatëve të bëra në Parlamentin e Shqipërisë. Shkak i debatëve u bënë akuzat që deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla hodhi në interpelancën e thirrur nga vetë ai, në të cilën akuzonte ministrin Pollo se posedonte pasuri të padeklaruara, madje dhe të rregjistruara jashtë vendit. Zoti Balla hodhi akuza se ministri Pollo nuk përfshinte firma shqiptare në tenderime për shtrimin e fibrave optike në territorin e Shqipërisë. Të cilat do shpërndajnë internet në vend, me bandë të gjerë. Deputeti socialist akuzoi Genc Pollon se ai ka përfituar 1.2 milionë euro nga këto veprime. Sipas tij ministri Pollo zgjidhte firma sipas preferencës personale. ILDKP-ja ka kërkuar më shumë informacion nga Taulant Balla në lidhje me akuzat e bërë ndaj ministrit Pollo. Për këto debate dhe akuza ILDKP ka kërkuar edhe ndihmen e PAMECA, mision policor ndërkombetar. Ekspertët e këtij misioni do të mundësojnë një hetim më të lehtë jashtë vendit.
Shkrime të tjera me interes: