E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, festohet "Dita e Liqenit"

SHKODËR- "Dita e Liqenit", një festë tradicionale për shkodranët, e programuar nga organizatorët për çdo të shtunë të javës së tretë të muajit qershor, ka shënuar të shtunën në mbrëmje kulmin e veprimtarieve të saj.

Panairi Artizananal dhe i Agrobiznesit që u organizuara nga Bashkia Shkodër, në bashkëpunim me Shoqaten e Artizanëve, qëndrën e gruas "Hapa të lehtë" u çel paraditen e të shtunës në mjediset e rruges pedonale pranë Urës së Vjetër të Bunës.

Më pas aktivitet me rastin e kësaj feste vijuar në orët e mbrëmjes me veprimtari të tjera kushtuar promovimit të produkteve të liqenit të Shkodrës, si dhe me një program të pasur artistik, pjesë e së cilës ka qënë koncerti festiv me grupet e valltarëve dhe këngetarëve më të mirë të qytetit.

Ajo që të bënte përshtypje në mbrëmjen e djeshme, ishte një dyndje tepër e madhe e qytetareve shkodranë drejt pedonales së Urës së Bunës, një investim ky i bashkisë së Shkodrës dy-tre vitet e fundit, që ka tërhequr komunitetin në mënyrë massive për xhirot e mbrëmjes.

Ajrit të pastër, freskisë që të jep bregu i lumit Buna dhe i Liqenit të Shkodrës, me gjelbërimin dhe lokalet bashkëkohore që serivin në anë të saj, kësaj radhe i janë shtuar edhe tendat e shumta të artizanëve shkodranë, frekuentimi i të cilave ka qënë shumë i madh dhe i paparashikueshëm, si asnjëherë tjetër nga shkodranët, por edhe më gjërë, nga rrethet e ndryshëm të vendit tonë, mes të cilëve edhe turistë, të cilët kanë preferuar të blejnë punimet interesante artizanale të zonës së Shkodrës.

Krahas artizanëve, kësaj radhe vëmendje të madhe kanë pasur edhe aktivitetitet kushtuar produkteve produkte origjinale të liqenit dhe në përgjithësi të rajonit shkodran dhe atij verior në përgjithësi.

Konkursi i gatimit të peshkut nga kuzhinierët më të spikatur të restoranteve të qytetit, i ekspozuar dhe më pas i shijuar nga të pranishmit, ka qënë një tjetër risi më vete. Nën tingujt e muzikës "live", të pranishmit kanë shijuar një natë krejt të veçantë, kohëzgjatja e saj ka qënë deri në orët e para të mëngjesit të sotëm.
(e.m/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›