E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edhe kjo ishte mangët: Maskat dalin në aksin Milot- Burrel, grabisin automjetet

Share

Sikur të mos mjaftonte fluksi i mynxyrave nga kronika e zezë, tani mbërrin edhe një lajm që na kujton vitin e zi 1997. Maskat kanë dalë në aksin rrugor Milot- Burrel, duke terrorizuar njerëzit e duke u grabitur gjërat personale si varëse e celularë.

Policia bën me dije se janë grabitur disa furgonë dhe makina të vogla që po udhëtonin në këtë aks rrugor. Policia thotë se ka shoqëruar së paku 7 persona. Ngjarja e rëndë ka ndodhur natën. Grabitësit ishin me maska dhe të armatosur. Automjetet janë grabitur në Bushkas.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›