E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serbi, 22 të vdekur nga virusi A/H1N1

BEOGRAD- Arrin në 22 numri i personave të vdekur si rezultat i virusit A/H1N1 në Serbi. Lajmi u konfirmua sot nga autoritetet shëndetësore serbe, ndërkohë që po merren masat përgatitore për fillimin e një fushate vaksinimi.

Instituti për shëndetin publik serb njoftoi se janë 373 raste të konfirmuara të prekjes nga virusi, ndërkohë që ekspertët kanë theksuar se numri real i rasteve të prekura mund të jetë shumë më i lartë.
Serbia deklaroi më 11 nëntor gjendjen e epidemisë nga virusi H1N1 në të gjithë territorin e saj dhe nënshkroi një kontratë me kompaninë e madhe farmaceutike zvicerane, Novartis, për blerjen e tre milionë doza vaksinash kundër këtij virusi.
Autoritetet shëndetësore janë shprehur se vaksinimi mund të fillojë rreth datës 10 dhjetor. 
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›