Zjarr në zyrat e LDK-së në Gjakovë
GJAKOVE- Përfshihen nga flakët zyrat e LDK-së në Gjakovë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme ku si pasojë janë djegur dhe dëmtuar pjesa dërmuese e inventarit, si dhe janë thyer xhamat.
Ndonëse zyrat gjenden në kompleksin e dyqaneve në Çarshinë e Vjetër, për fat asnjëri prej tyre nuk është dëmtuar, falë ndërhyrjes së shpejtë së zjarrfikësve.
Mësohet se persona të panjohur kanë thyer xhamat dhe më pas dyshohet se kanë hedhur lëndë djegëse.
LDK ka dënuar ashpër sulmin e mbrëmshëm, duke e cilësuar si "një akt i shëmtuar dhe qyqar" dhe ka kërkuar zbardhjen e tij.
(e.n/BalkanWeb)