E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nderron jete udheheqesi Koreano Verior

Ka ndërruar jetë në moshën 69 vjeçare udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Il .
Agjencia Qendrore Koreane e Lajmeve tha se ai vdiq nga një infarkt në zemër, ndërsa po udhëtonte me tren në një nga vizitat e tij në terren.
Spikerja televizive shpërtheu në lot në momentin e dhënies së lajmit drejtpërdrejt për teleshikuesit. Ndërsa në Korenë e Jugut lajmi është pritur me fishekzjarre .
Mediat vendase bënë të ditur se funerali do të mbahet më 28 dhjetor në Phenian.
Ndërkohë është shpalluar zija kombëtare nga 17 në 29 dhjetor.
Kim Jong Il erdhi në pushtet pas vdekjes së babait të tij, themeluesit të Koresë së Veriut Kim Il Sung në vitin 1994. Informacioni i besueshëm për të dhënat biografike të Kim është i paktë. Ai dilte pak në publik dhe zëri i tij dëgjohej rallë në transmetimet radio-televizive. Ai mbahet mend për sfidimin e komunitetit ndërkombëtar dhe forcimin e programit bërthamor të Koresë së Veriut, ndërkohë që miliona banorë të vendit vuanin nga uria.
Në fund të vitit të kaluar, Kim i dha gradën e gjeneralit me katër yje djalit të tij të vogël Kim Jong Un, veprim që u konsiderua si përpjekje për trashëgimin e pushtetit në Korenë e Veriut brezit të tretë të familjes që konsiderohet si dinastia e vetme komuniste në botë.

 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›