Serbi: Fillon punimet ambasada e re amerikane
Në Serbi kanë filluar punimet për të ndërtuar ambasadën e re amerikane që
do të zëvendësojë godinën që u dëmtua nga protestuesit para dy vjetësh.
Ambasada e re po ndërtohet në Dedinje, një rrethinë luksoze pranë
Beogradit.
Gjatë ceremonisë për hedhjen e themeleve sot, ambasadorja amerikane në
Serbi Meri Varlik tha se ambasada do të jetë simbol i angazhimit amerikan për
Serbinë.
Ambasadorja e re tha se ndërtesa e re do të kushtojë mbi 100 milionë
dollarë. Ajo tha se investimi do të kontribuojë për qytetin e Beogradit dhe ajo
parashikon që mbi 500 punonjës vendas të punësohen për ndërtimin.
Departamenti i Shtetit
parashikon që ndërtimi i ambasadës të përfundojë deri në vitin 2012.
Protestuesit nacionalistë i vunë zjarrin ambasadës së vjetër në shkurt
2008, në shenjë proteste ndaj mbështetjes amerikane për pavarësinë e Kosovës. //kk//