E Shtunë, 31 Tetor 2026

Iran: Autoritetet përleshen me përkrahës të opozitës

Autoritetet iraniane u përleshën sot me përkrahësit e opozitës, ndërsa
turma të mëdha njerëzish ishin mbledhur në Teheran për të shënuar
31-vjetorin e themelimit të Republikës Islamike.Në faqet iraniane në
internet të opozitës shkruhej se forcat e sigurisë përdorën shkopinjtë
e gomës dhe gazin lotsjellës për shpërndarjen e përkrahësve të opozitës
që ishin mbledhur në qendër të Teheranit dhe se të paktën 30 persona
janë arrestuar. Ka njoftime se politikanët kryesorë refomistë Mehdi
Karrubin dhe ish-presidentin Mohamad Khatami i sulmuan ndërsa po
ndiqnin mitingun. Opozita po ashtu tha se autoritetet ndaluan për pak
kohë Zahra Eshragin, mbesën e udhëheqësit të Revolucionit Islamik,
Ajatollah Ruhollah Khomeini. Njoftimet e opozitës nuk kanë mundur të
verifikohen në mënyrë të pavarur, sepse Irani e ka ndaluar mbulimin e
gjendjes nga gazetarët e huaj. Presidenti Mahmud Ahmadinexhad vlerësoi
në një fjalim para qindra mijëra njerëzve arritjet e popullit iranian,
kritikoi Perëndimin dhe bëri të njohur se shkencëtarët iranianë kishin
prodhuar sasinë e parë të karburantit bërthamor të shkallës së lartë. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›