E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bolivia kërkon dalje në oqean

Nga Express më 25 mars 2011 në ora 16:00

Për më shumë se një shekull, Bolivia kërkon daljen në oqean që e kishte humbur në luftën kundër Kilit. Si pasojë ajo do t’i drejtohet Gjykatës Ndërkombëtare për të kërkuar daljen në Oqeanin Paqësor, paralajmëroi presidenti bolivian, Evo Morales.

“Betejës sonë për këtë të drejtë, që po zgjat tash 132 vjet, tani do t’ia bashkëngjisim edhe kërkesën drejtuar gjykatave dhe organizatave ndërkombëtare për të fituar qasje të lirë në Oqeanin Paqësor”, tha Morales në La Paz, gjatë kremtimit të Ditës së Detit, e cila shënon humbjen e luftës me Kilin. "Humbja e detit është një varrë e hapur, që duhet të shërohet”, tha Morales.

E menjëhershme ishte edhe përgjigja e presidentit kilian, Sebastian Pinera, i cili synimet boliviane i quajti “një pengesë serioze për marrëdhëniet bilaterale”. Në fakt pas luftës së viteve 1879-1884, Bolivia humbi afro 400 kilometra bregdet, mbeti pa det, dhe nuk u rimëkëmb më kurrë ekonomikisht.

Në kushtetutën boliviane qasja në det shpallet si “e drejtë e pakontestueshme” dhe si “synim i vazhdueshëm shtetëror”. E, fëmijët në shkolla mësohen se dalja në det praqet një detyrë patriotike.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›