UEFA gjobit Shqipërinëpër problemet me Bosnjen
TIRANE- UEFA ka gjobitur me 40 mijë euro Shqipërinë për hedhjen e sendeve të forta dhe fishekzjarreve në ndeshjen e 8 tetorit me Bosnje-Hercegovinën. Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësi për shtyp i Federatës Lirim Zalla, i cili ka kërkuar nga tifozët që të jenë të kujdesshëm dhe të mos kalojnë limitet e festimit të një ndeshjeje. “Në emër të Federatës më duhet t’ju bëj një njoftim, - tha Zalla. – Të enjten, Federata Shqiptare e Futbollit ka marrë një dënim shumë të rëndë nga UEFA, jemi gjobitur me 40 mijë euro për hedhjen e sendeve të forta dhe fishekzjarreve në ndeshjen me Bosnje-Hercegovinën. Ne ju kërkojmë tifozëve shqiptarë që të jenë të përmbajtur, sepse 40 mijë euro janë shumë. Me to mund të ndërtohet një fushë futbolli në një qytet të vogël”, deklaroi më tej zëdhënësi i FSHF.
Tregu i zi
Po ashtu, Federata dhe kompania që po merret me shitjen e biletave, kanë kërkuar nga sportdashësit që të tregohen të vëmendshëm, pasi shumë bileta mund të kenë përfunduar në treg të zi me çmim më të lartë. “Kemi parë këto ditë që shumë bileta kanë përfunduar në treg të zi. Ju kërkojmë të jeni të kujdesshëm dhe të ruheni nga këta mashtrues”, deklaroi Lirim Zalla. “Këtë herë kemi parë se shitja e biletave on-line ka dhënë efekte të paimagjinueshme, pasi janë shitur 1800 copë deri sot, - tha administratori i kompanisë që po merret me shitjen online të biletave, Bashkim Shalla. – Po ashtu, në pikat e kompanisë Plus njerëzit kanë mundësi të blejnë bileta në mënyrën tradicionale. Por, kemi parë edhe raste të abuzimit, me njerëz që i marrin biletat në këto pika dhe më pas i nxjerrin për t’i shitur në treg të zi, me çmime 30-40 % më të lartë. Kjo sjell dy risqe: e para ka të bëjë me riskun financiar, pra që sportdashësit do të harxhojnë më shumë lekë për të blerë bileta për ndeshjen dhe e dyta, është risku që njerëzit që kanë marrë këto bileta të mos lejohen të hyjnë në stadium. Do të ketë një skaner të veçantë, do të verifikohet çdo biletë dhe nuk do të jetë në mënyrën tradicionale, siç është bërë deri më tani”, tha administratori Shalla. Për ndeshjen me Bjellorusinë bileta në tribunën qendrore kushto 5 mijë lekë, për karshinë 1 mijë, për tribunat D1 dhe D3, 500 lekë dhe për pjesën prapa portave 200 lekë. Ato mund të prenotohen on-line në uebsajtin www.blinibileta.com.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)