NATO patrullon në ujërat shqiptare
NATO ka përforcuar kontrollimin e rrugëve detare përgjatë Shqipërisë. Qëllimi është parandalimi i furnizimit eventual me armatim i regjimit të liderit libian, Moammar Gaddafi.
Tiranë, 25 mars - Në ujërat ndërkombëtare është kapur një dërgesë armatimi, që dyshohet të jetë nisur nga Shqipëria, megjithëse nuk saktësohet nëse barka e kapur vinte nga Shqipëria apo Kina.
Gjatë dy ditëve të fundit, forcat detare të Aleancës kanë arritur të ndalojnë mbi 100,000 tonelata armatim, të porositura nga Gaddafi. Pjesa më e madhe e armatimit të kapur janë kallashnikovë, mitralozë, revole Makarov, raketahedhës RPG, mortaja 83 mm, pajisje për vëzhgim natën, si dhe municion i llojllojshëm.
Pas vendosjes së sanksioneve dhe fillimit të sulmeve kundër regjimit të Gaddafit, NATO ka filluar të kontrollojë edhe rrugët detare nëpër të cilat Libia importon armatim, përfshirë këtu Kinën, Çadin, Sudanin, por edhe Shqipërinë dhe Malin e Zi.
Sipas burimeve të NATO’s, Gaddafi ka premtuar çmime shumë të larta për ‘miqtë’ që i sjellin armatim në Libi.