Ndahet nga jeta Mike Wallace

Wallace punoi pothuajse për 40 vjet në programin e mirënjohur të CBS-it, “60 minuta”. Në këtë program ai intervistoi qindra figura të shquara botërore, nga presidentët amerikanë, gjeneralët, artistët dhe atletët e deri tek personalitete ndërkombëtare , shkrimtarë, dramaturgë dhe yje të Hollivudit. Në intervistat e tij përfshihen, Martin Luther King, Malcolm X apo dhe Yasser Arafat.
Ai intervistoi edhe figura më pak të njohura, madje me veprimtari të dyshimtë në vënin e pasurisë dhe famës.
Edhe pas daljes në pension në 2006, ai vazhdoi të punojnë për raportime të rastit për programin, përfshirë intervistën me Jack Kevorkian, doktori amerikan që kishte deklaruar se kishte asistuar në më shumë se 100 vetëvrasje në 2007.
Gjatë 40 viteve të tij në emisionin “60 minuta”, Wallas punoi për 800 raporte investigative.
CBS vuri dje në dukje kontributin e jashtëzakonshëm të Mike Wallace-it si moderator, duke e quajtur atë një forcë të industrisë televizive gjatë gjithë ekzistencës së saj.