Fajon: Fati i Kosovës në duart e politikanëve të saj
BRUKSEL-Integrimi evropian i Kosovës dhe përfshirja e saj në procesin e liberalizimit të vizave është në duart e politikanëve të përgjegjshëm të Kosovës, të cilët duhet të bëjnë përpjekje edhe në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, ka vlerësuar në një intervistë për Radio Kosova, raportuesja e Parlamentit Evropian, Tanja Fajon.
Në intervistë, Fajon shprehu shqetësimin e saj rreth mundësisë që Kosova mund të mbetet i vetmi vend i rajonit jashtë liberalizimit të vizave.
“Duhet ta pranoj se jam e shqetësuar me faktin se Kosova është lënë jashtë këtij procesi. Kërkesat që duhet plotësuar u janë propozuar gjithë banorëve, përfshirë edhe atyre me shtetësi serbe, pa përmendur ndonjë proces që mundësisht do të çonte në përmbushjen e këtyre kërkesave. E dimë se shtetet anëtare të BE-së aktualisht nuk pajtohen rreth çështjes së pavarësisë së Kosovës, por mendoj se është shumë e rëndësishme që Kosova ta marrë udhëzuesin për vizat, por më duhet të them se shumica e punës varet nga autoritetet e Kosovës, është në duart e politikanëve të përgjegjshëm në Kosovë që t’i angazhojnë të gjitha pjesët e shoqërisë në Kosovë për të punuar në rrugën drejt integrimit evropian”, ka thënë ajo.
Sipas Fajonit, kërkohet të bëhen shumë përpjekje në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, ndërsa ka shtuar se, “është shumë e domosdoshme që Kosova ta marrë shumë seriozisht angazhimin e vet kur bëhet fjalë udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave”.
E pyetur ndërkaq nëse EULEX-i ka aftësitë dhe vullnetin e duhur për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, Fajon ka thënë: “Mendoj se i ka. Mendoj se posaçërisht EULEX-i ka nevojë për bashkëpunimin e autoriteteve lokale. Synimi është që të bëhet një shtet dhe Kosovë demokratike. Mendoj se EULEX-i duhet të mbetet atje dhe të garantojë sigurinë”.
(d.b/BalkanWeb)