Kryeministri Cameron perballet me deputetet ne parlamentin britanik

Kryeministri britanik David Cameron përballet me deputetët në parlamentin britanik për t’iu shpjeguar atyre vendimin e tij për të vënë veton e Britanisë së Madhe kundër ndryshimit të traktateve të Bashkimit Europian .
Një ditë më parë zëvendës kryeministri britanik Nik Clegg gjatë një interviste televizive u shpreh se vendimi i Cameron ishte në dëm të vendit . Shumë nga deputetët e Cameron e kanë mirëpritur vendimin, mirëpo ato që mbetën skeptike janë pikërisht liberal demokratët. të cilët e kanë akuzuar Cameron se po izolon Britaninë e Madhe .
Cameron bllokoi ndryshimet e Traktatit të Lisbonës të BE-së, të cilat kishin për qëllim trajtimin e krizës së euros dhe për të parandaluar një përsëritje në të ardhmen.
Lëvizja e Clegg është dukur e çuditshme, duke patur parasysh që fillimisht ai e mbështeti mospjesëmarrjen në traktatin e ri europian dhe u bë pjesë e bisedimeve për qëndrimin që duhej mbajtur.
Deklaratat e fundit sjellin një përçarje të madhe në koalicionin qeverisës, pasi dy partitë kryesore të jetës politike në vend ndajnë një qëndrim krejtësisht të ndryshëm mbi raportet që duhen vendosur me partnerët europianë.
Qëndrimi i Cameron është mbështetur nga euroskeptikët, të cilët argumentojnë se si një vend që përdor paundin, Britania nuk ka përse të përfshihet në problemet e eurozonës.