Serbi, gruaja e Sheshelit garon për presidente

(foto Tanjung)
Gruaja e të dyshuarit për krime lufte, Vojisllav Sheshel do të garojë për presidente në zgjedhjet e majit në Serbi.
Partia Radikale Serbe tha se Shesheli, që është lider i partisë ka urdhëruar nga Tribunali i Hagës, që Jadranka Sheshel të jetë kandidate e partisë.
Ajo nuk është marrë kurrë më parë me politikë.
Vojisllav Sheshel akuzohet për përfshirje në vrasjet kundër joserbëve gjatë luftës në Kroaci dhe në Bosnje gjatë viteve të ’90-ta.
Kandidatët kryesorë për zgjedhjet e 6 majit janë ish presidenti Boris Tadiq, që dha dorëheqje formale në javën e kaluar për të hapur rrugën për zgjedhjet, dhe Tomisllav Nikoliq, lider i Partisë Përparimtare Serbe, dhe ish aleat i Sheshelit. /REL/