E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuvendi nuk është më i Republikës, por i Jozefinës

Erjon Braçe

Partia Socialiste prej disa muajsh është me një deputet më pak se sa ka marrë në zgjedhjet e fundit parlamentare. Kjo për shkak të dorëzimit të mandatit nga ana e deputetes së qarkut të Durrësit Rudina Seseri. Mandati i saj është i ngrirë, pasi nuk i ka kaluar personit në listën e pritjes që PS kishte paraqitur si kandidat në zgjedhjet e qershorit 2009-të.

Erjon Braçe pak minuta pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së PS-së ka lëshuar akuza të forta ndaj Kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli. Braçe akuzon se e ka kthyer organin e lartë legjislativ në Kuvend privat duke e futur në krizë.

Erjon Braçe

Tani Kuvendi nuk është më i Republikës por Kuvendi i privat i Jozefina Topallit

Prej disa muajsh Jozefina Topalli abuzon me pushtetin kushtetues kur:

Sali Berisha dhe Jozefina Topalli

-Mban peng një mandat të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë që populli ia ka dhënë Partisë Socialiste;

-Mban peng tre mandate të anëtarit të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, të konsumuara por ende funksionale vetëm me vullnetin politik dhe antikushtetues të Jozefina Topallit;
-Mban peng një mandat të anëtarit të Gjykatës së Lartë të Shqipërisë duke nxjerrë jashtë afateve kushtetuese shqyrtimin e dekretit të Presidentit të Republikës që plotëson vendin vakant, shkruan Braçe në profilin e tij në Facebook.

Sjella e Topallit dhe veprimtaria e Kuvendit të Shqipërisë u kritikua nga progres-raporti i Komisionit Evropian, në tetor të vitit të kaluar. Pas kësaj, me konsensus PD dhe PS ngritën një Komisionit për Reformë Parlamentare, që është në punim e sipër. /F.Stafa/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›