Dy të arrestuar për vjedhje dhe armë pa leje

Drejtoria e Policisë Tiranë
Komisariati i Policisë nr.6 Kombinat ka vënë në pranga në flagrancë shtetasin Shaban Hasani.
Ai është kapur me armë automatike model 56. Ndërsa në Kodër Mëzez është kapur shtetasit Petrit Vath Labi.
34-vjeçari është arestuar pasi gjykata kishte vendosur masën arrest me burg pasi akuzohet për vjedhje banesash. /D.B/