E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çamëria, kërkohet dorëheqja e Haxhinastos e Idrizit

Edmond Haxhinasto

TIRANE- Një deklaratë e zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Jashtëm, Edmond Haxhinasto se emri Çamëri nuk ekziston në toponimet greke,  ka nxitur reagimin e Lëvizjes Çame, e cila ka kërkuar distancim të menjëhershëm të qeverisë, falje publike për këtë lajthitje politike dhe marrjen a masave që kjo lajthitje të mos përsëritet më, duke kërkuar edhe dorëheqjen e Haxhinastos.

Dorëheqjen e menjëhershëm të ministrit Haxhinasto për mos njohje të historisë, vuajtjeve dhe tragjedisë së vendit të tij. Për ofendim të komuniteti prej 300 mijë të shqiptarëve të Çamërisë. Një mos-distancim i menjëhershëm i tij, Lëvizja Çame do ta konsideroj përgjegjës për Tradheti Kombëtare. Shpresojmë që origjina e tij Vllahe të mos jetë frymëzuesja për këtë frymë anti shqiptare.- thuhet në deklaratë.

Më tej ata kërkojnë edhe dorëheqjen e menjëhershme të Shpëtim Idrizit nga posti që, sipas tyre ka okupuar si Kryetar i PDIU, pasi Lëvizja Çame e cilëson si të pakuptimtë marrëveshjen sekrete që ai ka, pretendon që ekziston midis partisë së tij dhe qeverisë shqiptare kur ai paska qenë totalisht i pa-aftë të vendosi në rendin e ditës Çështjen Çame.

Paaftësia e Idrizit, thuhet në deklaratë, bëri që jo vetëm të mos diskutohet kalimi i një rezolutë për Çështjen Çame në parlamentin shqiptarë, por të bëhen hapa prapa në drejtim të kësaj çështje.

Me postet që PDIU ka përfituar nga bashkëpunimi me Berishën, qeveria mund të blejë heshtjen dhe tradhtinë e Idrizit po kurrë atë të komunitetit çam.

Kërkojmë një prononcim publik dhe një distancim publik nga kjo tradhti kombëtare nga të gjitha forcave publike, aktorëve të tjerë politik, shoqërisë civile dhe gjithë shqiptarëve patriot e të ndershëm.- mbyll deklaratën Lëvizja Çame.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›