E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serbi, hartohet rezoluta për Srebrenicën

BEOGRAD- Partitë në pushtet në Serbi kanë hartuar një draft/rezolutë që dënon masakrën e vitit 1995 në Srebrenicë, ku u vranë rreth 8000 djem e burra boshnjakë.

Draft-rezoluta dënon vrasjet e bëra nga trupat serbe të Bosnjës, por nuk i cilëson ato si gjenocid ndaj boshnjakëve. Partitë nacionaliste serbe e kanë hedhur poshtë tekstin në fjalë duke theksuar se aty duhet të përfshihen dhe krimet e kryera kundër serbëve nga boshnjakët dhe kroatët.

Parlamenti i Serbisë do ta diskutojë draftin në fund të muajit.
(e.n/rel/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›