Montobio: Monitorojmë mbrojtjen e të drejtave të njeriut
TIRANE- Ambasadorët e huaj në Shqipëri janë mbledhur sot në një takim të përbashkët për të folur mbi të drejtat e njeriut. I pranishëm në këtë takim ambasadori i Spanjës Emanuel Montobio i bëri thirrje qeverisë shqiptare të rinovojë strategjinë aktuale për të drejtat e njeriut.
Sipas Montobios duhet të ketë më shumë dialog mes institucioneve dhe OJQ-ve për të mbrojtur të drejtat e njeriut, ndërsa theksoi se të dyja palët do të kenë mbështetjen e ambasadorëve. Mbështetje sipas tij, do të ketë edhe për antikorrupsionin.
Gjatë fjalës së tij Montobio theksoi se roli i tyre është të monitorojnë mbrojtjen e këtyre të drejtave.
(m.a/BalkanWeb)