Sejdiu: Falë NATO-s, Kosova e lirë
PRISHTINë- Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu u është drejtuar qytetarëve të vendit me një mesazh, me rastin e njëmbëdhjetëvjetorit të fillimit të fushatës ajrore të NATO-s për shpëtimin e popullit të Kosovës nga spastrimi etnik.
“Sot, më 24 mars 2010, mbushen njëmbëdhjetë vjet nga fillim i sulmeve ajrore të NATO-s kundër caqeve serbe në Kosovë dhe në Serbi. Siç e thoshte presidenti ynë historik, dr. Ibrahim Rugova kjo ditë ka hyrë në historinë moderne të Kosovës si njëra ndër datat më të rëndësishme të saj”.
Ndërhyrja e Aleancës Veriatlantike për ndalimin e krimeve të paramenduara që po i bëheshin popullit të Kosovës, siç thekson presidenti Sejdiu në mesazhin e tij, paraqet një akt të lartë të humanizmit të bashkësisë ndërkombëtare, e cila nuk qëndroi indiferente ndaj tragjedisë që po përjetonim, por ndërhyri me vendosmëri për t’u dhënë fund vuajtjeve apokaliptike nëpër të cilat po kalonim.
“Falë intervenimit të NATO-s, rezistencës sonë të përgjithshme dhe luftës së Ushtrisë çlirimtare të Kosovës, vendi ynë arriti lirinë dhe iu bashkua familjes së madhe të kombeve sovrane, të cilat synojnë së bashku një botë më të lirë, më të prosperuar dhe më paqësore”.
Në këtë ditë feste, urimet të përzemërta Sejdiu u ka shprehur ushtarëve dhe komandantëve të të gjitha zonave të KFOR-it, si dhe gjeneralit Bentler, të cilët po bëjnë mbrojtjen dhe sigurinë e Kosovës.
(m.a/telegraf/BalkanWeb)